LPFM: Shkëndija mposhti Bashkimin
- Kampioni aktual Shkëndija mbajti ritmin me udhëheqësit Vardarin dhe Strugën, pasi sot pasdite triumfoi ndaj Bashkimit në Kumanovë me 3-1 në kuadër të xhiros së fundit, të 16-të, të pjesës vjeshtore të sezonit në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë (LPFM).
Kumanovë, 6 dhjetor 2025 (MIA) - Kampioni aktual Shkëndija mbajti ritmin me udhëheqësit Vardarin dhe Strugën, pasi sot pasdite triumfoi ndaj Bashkimit në Kumanovë me 3-1 në kuadër të xhiros së fundit, të 16-të, të pjesës vjeshtore të sezonit në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë (LPFM).
Shkëndija erdhi në fitore me golat e Alimit (minutën e 4-t, autogol), Tambës (minutën e 34-t) dhe Ademit (minutën e 74-t), ndërsa goli i nderit për Bashkimin u shënua nga Aleksovski (7).
Me tre pikët e fituara në ndeshjen në Kumanovë, lojtarët e Shkëndijës mbetën në vendin e tretë në tabelë me 36 pikë, pesë më pak se Struga në vendin e dytë dhe gjashtë më pak se kampioni i vjeshtës Vardar.
Në kuadër të raundit të fundit të pjesës së parë të sezonit, nesër në program janë duelet midis Rabotniçki - Sileks dhe Shkupi - Brera, ndërsa të hënën Aresimi në Gostivar pret Pelisterin.
Foto: FFM