Të njohura pesë ekipet e para të kualifikuara në nokaut fazën e Ligës së Kampionëve
- Pas kompletimit të xhiros së gjashtë të fazës së parë nga Liga e Kampionëve, janë përcaktuar pesë ekipet, të cilat definitivisht do të luajnë në fazën eliminatore.
Nion, 11 dhjetor 2025 (MIA) - Pas kompletimit të xhiros së gjashtë të fazës së parë nga Liga e Kampionëve, janë përcaktuar pesë ekipet, të cilat definitivisht do të luajnë në fazën eliminatore.
Arsenali, Bajerni i Mynihut, Pari Sen-Zhermeni, Mançester Siti dhe Atalanta, të cilat janë radhitur si pesë të parat në tabelë, e kanë siguruar vendin e tyre në plejof.
Xhiroja e shtatë dhe e tetë e Ligës së kampionëve do të luhet në janar të vitit të ardhshëm.
Ekipet që do të përfundojnë mes tetë të parave, drejtpërdrejtë do të kualifikohen në një të tetën e finales, ndërsa ekipet e radhitura nga vendi i 9-të deri në vendin e 24-të do të luajnë mes tyre për tetë vendet e tjera në plejof. bsh/
Foto: EPA