• петок, 05 декември 2025

Fidan: Turqia është e gatshme sërish të jetë nikoqir i negociatave paqësore mes Rusisë dhe Ukrainës

Fidan: Turqia është e gatshme sërish të jetë nikoqir i negociatave paqësore mes Rusisë dhe Ukrainës

Berlin, 28 nëntor 2025 (MIA) - Shefi i diplomacisë turke, Hakan Fidan, sot deklaroi se Turqia  sërish është e gatshme të jetë nikoqir i negociatave mes delegacionit ukrainas dhe rus në Stamboll dhe theksoi se negociatat rrjedhëse duhet të vazhdojnë.

"Siç e dimë, në Gjenevë filloi një proces i ri i negociatave, pasi plani paraprakisht ishte lëshuar në Stamboll. Ky momentum i negociatave duhet të mbahet. Sa na përket neve, ne jemi të gatshëm sërish të jemi nikoqirë të negociatave mes Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll. Siç deklaroi presidenti Erdogan, nuk do të ketë humbës në procesin paqësor", deklaroi ministri turk i punëve të jashtme në konferencën për shtyp në Berlin pas takimit me homologun e tij Johan Vadeful, transmeton agjencia Anadolia.

Fidan theksoi se stabiliteti i Ballkanit, si dhe fundi i luftës në Ukrainë, janë të rëndësishme edhe për Gjermaninë dhe Turqinë.

"Implementimi i planit paqësor në Gaza, stabiliteti në Siri, stabiliteti në Kaukaz dhe paqja janë të rëndësishme për ne, ndërsa bashkëpunimi ynë në Afrikë dhe paqja atje janë të rëndësishme për të gjithë ne në sferën më të gjerë. Duke marrë parasysh që kemi kaq shumë fusha bashkëpunimi, duhet ta intensifikojmë punën që e zbatojmë në praktikë", theksoi Fidan.

Shefi i diplomacisë turke sot qëndron për vizitë zyrtare në Gjermani në ftesë të ministrit gjerman për punë të jashtme Johan Vadeful.

Kjo vizitë është kontakti i parë dypalësh i ministrit Fidan me Gjermaninë gjatë mandatit të tij.

Ai tha se, duke shkëmbyer pikëpamje mbi konfliktin në Ukrainë, ata ranë dakord se arritja e një paqeje të pranueshme për të dyja palët është bërë e domosdoshme si nga një perspektivë humanitare ashtu edhe nga një perspektivë strategjike.

Fidan deklaroi se në Berlin gjatë takimit janë shqyrtuar edhe çështje rajonale dhe globale dhe se Turqia dhe Gjermania ndajnë qëndrime të përbashkëta për shumicën e këtyre çështjeve. sa/

Foto: DPA

Остани поврзан