"Euroklir" paralajmëron rreziqet nëse mjetet ruse të sekuestruara i jepen hua Ukrainës
- Intstitucioni financiar belg "Euroklir" dërgoi letër deri te intsitucionet e BE-së në të cilën paralajmëron për rreziqet nëse mjetet ruse të sekuestruara i jepen hua Ukrainës, raportojnë mediat lokale.
Bruksel, 27 nëntor 2025 (MIA) - Intstitucioni financiar belg "Euroklir" dërgoi letër deri te intsitucionet e BE-së në të cilën paralajmëron për rreziqet nëse mjetet ruse të sekuestruara i jepen hua Ukrainës, raportojnë mediat lokale.
Sipas "Euroklir", një hap i tillë do të konsideroherj si konfiskim, gjë që do të sillte pasoja serioze politike dhe ekonomike. Në letër thuhet gjithashtu se një veprim i tillë do të ishte në kundërshtim me sundimin e ligjit dhe do të minonte besimin e investitorëve ndërkombëtarë, siç janë fondet sovrane të pasurisë dhe bankat qendrore. Paralajmërohet se kjo mund t'i shtyjë bankat qendrore të shmangin investimet në Evropë për shkak të cenueshmërisë së këtyre investimeve. Është e mundur që, për shkak të humbjes së besimit në tregje, vendet e BE-së të kenë vështirësi në sigurimin e kredive të reja nga tregjet ndërkombëtare dhe të detyrohen të paguajnë norma më të larta interesi, shtoi "Euroklir".
Mediat vërejnë se ky është paralajmërimi më i qartë deri më tani në lidhje me propozimin e Komisionit Evropian që t'i japin Ukrainës hua 140 miliardë euro nga gjithsej 185 miliardë euro mjete të Bankës Qendrore të Rusisë të ngrira në "Euroklir". Komisioni propozon që Kievi t'i kthejë mjetet pasi të përfundojë lufta dhe Rusia të paguaj dëmshpërblimin për dëmet e shkaktuara.
KE-ja dje shprehu gatishmërinë për të propozuar një zgjidhje ligjore për përdorimin e mjeteve ruse dhe pritet që kjo çështje të shqyrtohet në takimin e Këshillit Evropian në dhjetor. Sipas Komisionit, ekzistojnë edhe dy opsione të tjera për sigurimin e mjeteve të nevojshme për Ukrainën, por ato do të kërkonin që vendet e BE-së të marrin hua nga tregjet ndërkombëtare dhe të paguajnë interes për to. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s