Erdogan dhe Makron biseduan në telefon për Ukrainën dhe krizën rajonale
- Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, dhe presidenti francez, Emanuel Makron, biseduan në telefon për luftën në Ukrainë, krizat rajonale dhe të ardhmen e marrëdhënieve dypalëshe, njoftoi sot presidenca turke.
Ankara, 3 dhjetor 2025 (MIA) - Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, dhe presidenti francez, Emanuel Makron, biseduan në telefon për luftën në Ukrainë, krizat rajonale dhe të ardhmen e marrëdhënieve dypalëshe, njoftoi sot presidenca turke.
Erdogani theksoi se përmirësimi i bashkëpunimit mes Turqisë dhe Francës është "i domosdoshëm" dhe i bëri thirrje të dyja palëve të vazhdojnë me hapa konkrete për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, njoftoi TRT.
Duke folur për konfliktin në Ukrainë, Erdogan tha se Turqia "po punon me përpjekje maksimale" për të mbështetur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, dhe se Ankaraja po vazhdon dialogun me të dyja palët me qëllim ringjalljen e Procesit të Stambollit.
Ai shtoi se Turqia është e gatshme të "dhurojë çdo kontribut të mundshëm" për hapjen e rrugës drejt negociatave dhe theksoi rëndësinë e përdorimit efikas të kanaleve diplomatike dhe shmangies së veprimeve që mund të destabilizojnë ambientin global.
Të dy liderët gjithashtu shkëmbyen mendime për situatën në Kaukaz, Gazë dhe Siri, sipas njoftimit. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s