Dy minatorë e humbën jetën nga shembja e tunelit në një minierë spanjolle
- Dy minatorë e humbën jetën gjatë shembjes së një tuneli në një minierë qymyri në Spanjën veriperëndimore, njoftoi DPA, duke cituar mediat lokale.
Madrid, 22 nëntor 2025 (MIA) - Dy minatorë e humbën jetën gjatë shembjes së një tuneli në një minierë qymyri në Spanjën veriperëndimore, njoftoi DPA, duke cituar mediat lokale.
Edhe një person tjetër u raportua i zhdukur në incidentin në rajonin autonom spanjoll Asturia, por më vonë u raportua se kishte arritur t'i shpëtonte shembjes.
Një nga tunelet në minierë u shemb rreth një kilometër e gjysmë nga hyrja.
Shkaku i shembjes është ende i panjohur. Sipas sindikatave, miniera përmbushte të gjitha kërkesat e sigurisë, raportoi televizioni RTVE.
Ky është aksidenti i dytë fatal në Asturia këtë vit. Në mars, pesë punëtorë vdiqën në një shpërthim në një minierë qymyri pnë afërsi të Deganës. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s