Dumani në Bruksel: Kemi marrë kërcënime nga politika, grupet kriminale, mediat
- Njeriu i parë i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, gjatë vizitës zyrtare në Bruksel në Qendrën evropiane politike, ka folur për vështirësitë gjatë punës në institucion që nga formimi i saj para gjashtë vitesh.
Tiranë, 25 nëntor 2025 (MIA) - Njeriu i parë i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, gjatë vizitës zyrtare në Bruksel në Qendrën evropiane politike, ka folur për vështirësitë gjatë punës në institucion që nga formimi i saj para gjashtë vitesh.
Dumani theksoi zhvillimin e SPAK-ut si një institucion model i reformës në drejtësi në Shqipëri, i ndërtuar mbi pavarësinë, profesionalizmin, qëndrueshmërinë institucionale, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe besimin e publikut.
Megjithatë, Dumani përmendi si vështirësi edhe presionet nga politika, media apo krimi.
"Vështirësitë kanë qenë të shtumta, veçanërisht presioni i madh nën të cilin ndodheshim, nga publiku që kërkonte rezultate, pasi SPAK-u, që prej krijimit shihej si një shpresë për funksionimin e institucioneve dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Edhe pse pritshmëritë ishin të mëdha, mundësitë tona reale ishin të kufizuara. Tjetër vështirësi ishte menaxhimi i presioneve dhe kërcënimeve të ndryshme që vinin drejt prokurorisë dhe prokurorëve të posaçëm, nga politika, nga media, por sidomos nga krimi i organizuar", tha Dumani, njofton Top chanell.
Ai shtoi se megjithatë, prokurorët e SPAK-ut kanë përvojë dhe janë të përgatitur për t’i përballuar këto presione, pavarësisht nga vijnë ato dhe se "secili ka një përvojë të admirueshme dhe janë profesionalisht të maturuar". qa/