Dronë të paidentifikuar janë vënë re mbi qytetin holandez Ajndhoven
- Hapësira ajrore mbi qytetin holandez Ajndhoven dje u mbyll për trafik civil dhe ushtarak për disa orë, pasi dronë të paidentifikuar u vunë re në afërsi të aeroportit.
Hagë, 23 nëntor 2025 (MIA) – Hapësira ajrore mbi qytetin holandez Ajndhoven dje u mbyll për trafik civil dhe ushtarak për disa orë, pasi dronë të paidentifikuar u vunë re në afërsi të aeroportit.
Incidenti ndodhi pasi një ditë më parë u vënë re dronë edhe mbi bazën ajrore Volkel. Ushtria holandeze qëlloi mbi dronët, por ata arritën të largohen nga hapësira ajrore holandeze.
Baza Volkel nuk është thelbësore vetëm për forcat ajrore mbretërore të Holandës, por në të në përbërjen e NATO-s është e vendosur një skuadrilje e forcave ajrore të SHBA-së.
Javët e fundit, incidente të ngjashme janë raportuar edhe mbi baza të tjera ajrore ushtarake në Holandë, si dhe mbi objekte ushtarake në Belgjikën, Danimarkën dhe Gjermaninë fqinje.
Për sulmin e dronëve është është akuzuar se Rusia po zhvillon luftë hibride. Por Kremlini ka mohuar çdo lidhje me sulmet e mëparshme në hapësirën ajrore.
Si përgjigje e kërcënimeve në rritje, ministrat e Mbrojtjes të dhjetë vendeve të Bashkimit Evropian janë dakorduar të krijojnjë një "mur kundër dronëve", ndërsa vendet individuale punojnë në mënyrë të pavararur për të forcuar sistemet e tyre të mbrojtjes nga dronët. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s