Drejtori i FBI-së urdhëroi ridislokim të madh të personelit
- Drejtori i FBI-së, Kesh Patel, ka urdhëruar ridislokim të madh të personelit, duke dërguar 1000 agjentë të FBI-së nga selitë e Uashingtonit në zyra të ndryshme në terren, njoftoi NBC njuz, duke cituar tre zyrtarë aktualë dhe dy ish-zyrtarë të FBI-së.

Uashington, 22 shkurt 2025 (MIA) - Drejtori i FBI-së, Kesh Patel, ka urdhëruar ridislokim të madh të personelit, duke dërguar 1000 agjentë të FBI-së nga selitë e Uashingtonit në zyra të ndryshme në terren, njoftoi NBC njuz, duke cituar tre zyrtarë aktualë dhe dy ish-zyrtarë të FBI-së.
Patel gjithashtu urdhëroi 500 agjentë të tjerë nga selia që të shkonin në objektin e FBI-së në Hantsvil, Alabama.
Kanali televiziv amerikan thekson se ky ridislokim nuk është "i paprecedentë", pasi Luis Fri, kur u bë drejtor në vitin 1993, urdhëroi transferimin e një numri agjentësh të vëzhgimit "nga selia në terren". mb/
Foto: MIA