• сабота, 22 февруари 2025

SHBA-ja, përkundër Evropës, do të propozojë rezolutë në KB për luftën në Ukrainë

SHBA-ja, përkundër Evropës, do të propozojë rezolutë në KB për luftën në Ukrainë

Nju-Jork, 22 shkurt 2025 (MIA) - Para përvjetorit të tretë të invazionit të Rusisë në Ukrainë, SHBA-ja propozoi projekt-rezolutë në Kombet e Bashkuara, në të cilën DPA pati qasje.

Propozimi nuk e emëron Moskën në mënyrë eksplicite si agresor, as ndërkaq nuk bën thirrje për tërheqje të trupave ruse nga Ukraina.

Ajo është në kundërshtim me deklaratën e mbështetur nga Evropa në të cilën kërkohet tërheqje urgjente e forcave të Moskës nga Ukraina. Teksti i SHBA-së gjithashtu bën thirrje për ndërprerje të konfliktit dhe shprehet keqardhje për jetët e humbura.

Propozimi i mbështetur nga Evropa duhej të parashtrohej në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së të hënën.

Propozimi amerikan vjen pasi që presidenti amerikan, Donalld Tramp të mërkurën e kritikoi ashpër presidentin ukrainas, Volidimir Zelenski, duke e quajtur atë "diktator". Paraprakisht Tramp tha se Zelenski "asnjëherë nuk është dashur ta fillojë" luftën.

Të hënën bëhen tre vite prej se Rusia e sulmoi Ukrainën.

Rezolutat e Asamblesë së përgjithshme nuk janë juridikisht obligative - por votimi në trupin më të madh të Kombeve të Bashkuara konsiderohet si test global për disponimin dhe qëndrimet rreth disa çështjeve të caktuara, shkruan DPA.

Në prag të përvjetorit të parë të luftës, në vitin 2023, 141 nga 193 vende-anëtare votuan për dënim të invazionit të Moskës. ab/

 

Остани поврзан