• недела, 23 февруари 2025

Aksion i ri kundër korrupsionit në Serbi: Janë arrestuar pesë persona

Aksion i ri kundër korrupsionit në Serbi: Janë arrestuar pesë persona

Beograd, 22 shkurt 2025 (MIA) - Në vazhdim të fushatës kundër korrupsionit, policia serbe ka arrestuar pesë persona të dyshuar për pastrim parash dhe krim të organizuar, njoftoi MPB-ja e Serbisë.

Sipas njoftimit, të dyshuarit janë mbajtur në arrest deri në 48 orë dhe me kallëzim penal janë dorëzuar në prokurorinë kompetente.

Në muajt e fundit, policia në të gjithë Serbinë ka arrestuar dhjetëra persona për shpërdorim detyre dhe korrupsion, ndërsa hetimet dhe aksionet po vazhdojnë.

Paralelisht, protestat dhe bllokada vazhdojnë në disa qytete të Serbisë, duke kërkuar përgjegjësi për aksidentin në stacionin hekurudhor të Novi Sadit vitin e kaluar, kur 15 persona humbën jetën pasi u shemb struktura e çatisë.

Përveç dorëheqjes së kryeministrit, janë duke u zhvilluar disa hetime lidhur me realizimin e projekteve infrastrukturore në qytete të ndryshme të Serbisë. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан