• недела, 23 февруари 2025

Bisedë telefonike Zelenski-Rama: Është e domosdoshme që Evropa të jetë pjesë e bisedimevce paqesore

Bisedë telefonike Zelenski-Rama: Është e domosdoshme që Evropa të jetë pjesë e bisedimevce paqesore

Tiranë, 22 shkurt 2025 (MIA) - Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski, i cili vlerësoi se Evropa duhet të jetë në tryezën e bisedimeve dhe se "çdo gjë që lidhet me Ukrainën duhet të ndodhë me pjesëmarrjen e Kievit".

"Kisha një bashkëbisedim pozitiv me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe falënderoj qeverinë dhe popullin shqiptar për mbështetjen e dhënë ndaj Ukrainës dhe popullit tonë, shkroi sot presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski në X.

Zelenski ka theksuar se kanë diskutuar shumë tema të spikatura - projekte të përbashkëta dhe perspektiva më të gjera.

"Biseduam edhe për iniciativat diplomatike evropiane. Është thelbësore që Evropa të jetë në tryezën e bisedimeve. Gjithçka për Evropën duhet të jetë me pjesëmarrjen e Evropës dhe gjithçka për Ukrainën duhet të jetë me pjesëmarrjen e Ukrainës. Një vizion i përbashkët dhe hapa të koordinuar janë thelbësore për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme. Ne po punojmë së bashku për të forcuar sigurinë në të gjithë Evropën. Faleminderit për mbështetjen tuaj", përfundon statusi i Zelenskit në X. mb/

Остани поврзан