• недела, 23 февруари 2025

Bora e ka paralizuar Stambollin: Bosfori është mbyllur, janë anuluar fluturimet

Bora e ka paralizuar Stambollin: Bosfori është mbyllur, janë anuluar fluturimet

Stamboll, 22 shkurt 2025 (MIA) - Për shkak të reshjeve të dendura të borës, që për të tretën ditë me radhë e kanë kapluar Turqinë, trafiku detar në Bosfor sot është mbyllur në të dy drejtimet, njoftoi Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë Bregdetare pranë Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës së Turqisë.

"Turkish erlajns" njoftoi se për shkak të motit të keq disa prej fluturimeve drejt dhe nga aeroporti i Stambollit janë anuluar për nesër, transmeton "Hyrijet.

Autoritetet njoftuan se shkollat ​​në Stamboll do të mbyllen të hënën për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të ulëta dhe vështirësive të pritshme me transportin e nxënësve.

Prej mbrëmë në mesnatë, autoritetet e qytetit kanë vendosur ndalimin e lëvizjes së motoçiklistëve dhe shërbimeve të korrierëve në Stamboll deri në përmirësimin e kushteve të motit. mb/

Foto: printskrin

Тагови

Остани поврзан