• недела, 23 февруари 2025

Ushtria izraelite: Hamasi ka liruar gjashtë pengje

Ushtria izraelite: Hamasi ka liruar gjashtë pengje

Tel-Aviv, 22 shkurt 2025 (MIA) - Ushtria izraelite njoftoi se grupi militant palestinez Hamas i ka dorëzuar Kryqit të Kuq një tjetër peng izraelit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të pengjeve të dorëzuar sot në gjashtë.

Sipas "Tajms of Izrael", Kryqi i Kuq e ka njoftuar Izraelin se e ka marrë nga Hasami, Hisham al-Sajed.

Al-Sajed do të transferohet në forcat izraelite në Rripin e Gazës dhe prej andej do të largohet nga zona.

Paraprakisht, ushtria izraelite ka njoftuar se janë liruar tre pengje - Omer Shem Tov, Elija Kohen dhe Omer Venkert - pas 505 ditësh të kaluara në robëri. Dy pengjet e para u liruan mëngjesin e sotëm.

Hamasi paraprakisht njoftoi sot se do të lironte gjithsej gjashtë pengje izraelite. mb/

Foto: EPA

Остани поврзан