• четврток, 25 декември 2025

Dita e tretë e zjarrit në Japoni: Një vitkimë dhe mbi 170 objekte të shkatërruara

Dita e tretë e zjarrit në Japoni: Një vitkimë dhe mbi 170 objekte të shkatërruara

Tokio, 20 nëntor 2025 (MIA) - Guvernatori i prefekturës Oita, Kiiçiro Sato, deklari se shpreson që zjarri i madh që vazhdon për ditën e tretë në pjesën jugperëndimore të Japonisë të vihet nën kontroll deri në fund të ditës. 

Në zjarrë humbi jetën një person, ndërsa janë shkatërruar më shumë se 170 ndërtesa, transmeton Kjodo. 

Zjarrëfikësit lokal dhe Forcat për Vetëmbrojtje të Japonisë (SDF) po punojnë në shuarjen e zjarrit, i cili nga e marta passdite, kur u raportua për herë të parë në polici, ka shkatërruar rreth 48.900 metër katrorë në lagjen portuale Saganoeski të qytetit Oita. 

Autoritetet lokale njoftuan se zjarri është përhapur edhe jashtë Saganoeskit, duke përfshirë zonat e pyllëzuara pranë dhe një ishulli të pabanuar rreth 1.4 kilometra larg. Zjarri vjen pas një serie incidentesh të ngjashme në Japoni në vitin 2025.

Zjarri në Ofunato në prefekturën Ivate në shkurt shkrumboi rreth 3.370 hektarë, ndërsa shuarja zgjati 40 ditë. 

Në mars, erëra të forta shkaktuan zjarrin në prefekturat Ehime dhe Okajam, duke djegur ndërtesa dhe duke shkatërruar 1.000 hektarë, ndërsa autoriteteve lokale u duhet rreth një javë t'i vendosin nën kontrollë. qa/

Foto: EPA

Остани поврзан