Deri tani 13 persona e kanë humbur jetën në zjarrin në Hong Kong
- Trembëdhjetë persona deri tani e kanë humbur jetën nga zjarri në një kompleks banesor me ndërtesa të larta në lagjen Taj Po në Hong Kong.
Hong Kong, 26 nëntor 2025 (MIA) - Trembëdhjetë persona deri tani e kanë humbur jetën nga zjarri në një kompleks banesor me ndërtesa të larta në lagjen Taj Po në Hong Kong.
Autoritetet lokale njoftuan se nëntë persona e kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa katër të tjerë kanë vdekur më vonë në spital. Pesë të lënduar janë në gjendje kritike.
Fillimisht, u raportua se katër persona kanë vdekur.
Rreth 700 banorë u evakuuan dhe u zhvendosën në strehimore të përkohshme. Zjarri shpejt u përhap përmes skelave prej bambuje dhe rrjetave mbrojtëse rreth fasadës së kompleksit Taj Po.
Në video pamjet nga vendi i ngjarjes duken të paktën pesë ndërtesa afër të përfshira nga flakët, ndërsa nga dritaret e shumë banesave del tym. Sipas disa mediave, janë duke u djegur shtatë ndërtesa. qa/
Foto: EPA