• петок, 05 декември 2025

Deri tani 13 persona e kanë humbur jetën në zjarrin në Hong Kong

Deri tani 13 persona e kanë humbur jetën në zjarrin në Hong Kong

Hong Kong, 26 nëntor 2025 (MIA) - Trembëdhjetë persona deri tani e kanë humbur jetën nga zjarri në një kompleks banesor me ndërtesa të larta në lagjen Taj Po në Hong Kong. 

Autoritetet lokale njoftuan se nëntë persona e kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa katër të tjerë kanë vdekur më vonë në spital. Pesë të lënduar janë në gjendje kritike. 

Fillimisht, u raportua se katër persona kanë vdekur. 

Rreth 700 banorë u evakuuan dhe u zhvendosën në strehimore të përkohshme. Zjarri shpejt u përhap përmes skelave prej bambuje dhe rrjetave mbrojtëse rreth fasadës së kompleksit Taj Po.

Në video pamjet nga vendi i ngjarjes duken të paktën pesë ndërtesa afër të përfshira nga flakët, ndërsa nga dritaret e shumë banesave del tym. Sipas disa mediave, janë duke u djegur shtatë ndërtesa. qa/

Foto: EPA

Остани поврзан