Burime palestineze thonë se IDF ka vrarë tre persona në Rripin e Gazës
- – Burime palestineze sot njoftuan se, edhe krahas armëpushimit, armata izraelite ka vrarë tre persona në lokacione të ndryshme në Rripin e Gazës.
Gazë, 2 dhjetor 2025 (MIA) – Burime palestineze sot njoftuan se, edhe krahas armëpushimit, armata izraelite ka vrarë tre persona në lokacione të ndryshme në Rripin e Gazës.
Armata izraelite (IDF) njoftoi se i heton akuzat palestineze.
Paraprakisht, armata izraelite njoftoi se ka eliminuar disa persona të cilët bënë përpjekje të hyjnë në të ashtuquajturën linjë e verdhë, pas çka është tërhequr IDF, si pjesë e armëpushimit të dakorduar.
Por, sipas burimeve palestineze, tre personat janë vrarë në një zonë të kontrolluar nga Hamasi.
Informacionet e dhëna nga të dyja palët për momentin nuk mund të konfirmohen pavarësisht. fc/
Foto: DPA