Bisedë Stub-Zelenski: Kërkohet paqe e drejtë dhe e qëndrueshme, Evropa duhet të ketë fjalën e fundit
- Presidenti finlandez Aleksandar Stub deklaroi se mëngjesin e sotëm foli në telefon me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski për negociatat që u zhvilluan në Gjenevë midis delegacioneve të SHBA-së dhe ukrainase, me praninë e përfaqësuesve nga vendet evropiane.
Helsinki, 24 nëntor 2025 (MIA) - Presidenti finlandez Aleksandar Stub deklaroi se mëngjesin e sotëm foli në telefon me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski për negociatat që u zhvilluan në Gjenevë midis delegacioneve të SHBA-së dhe ukrainase, me praninë e përfaqësuesve nga vendet evropiane.
Stub në një postim në platformën "Iks", nuk dha detaje të bisedës me Zelenskin, por komentoi negociatat që u zhvilluan dje në Zvicër.
"Në negociatat që i zhvilloi Ukraina dhe Shteteve të Bashkuara dje në Gjenevë, u ndërmorën hapa drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme. Ende ka çështje të pazgjidhura. Është e qartë se Evropa dhe NATO do të vendosin për çështjet që kanë të bëjnë me ata", potencoi Stub.
Delegacionet e Ukrainës, SHBA-së dhe vendet evropiane dje në Gjenevë diskutuan për planin amerikan me 28 pika për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, pasi Kievi dhe aleatët e tij shprehën pakënaqësi për shkak pjesës së planit të propozuar të cilat parashikojnë lëshime të mëdha ndaj Rusisë. Më vonë, sipas një deklarate të përbashkët nga Kievi dhe Uashingtoni, SHBA-ja dhe Ukraina përgatiën një kornizë paqeje "të përditësuar dhe të përmirësuar" për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Të dyja palët ranë dakord të vazhdojnë me punën intensive të propozimit të përbashkët në ditët në vijim dhe të mbeten në koordinim të ngushtë me partnerët evropianë, theksohet në deklaratën e përbashkët. rq/
Foto: arkivi i MIA-s