Belgjika nuk është e kënaqur nga "garancat" e premtuara për shfrytëzimin e mjeteve të ngrira ruse
- Belgjika konsideron se "garancat e fuqihme" që kreu i Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen ia premtoi vendit për të siguruar dakordimin e ssaj për shfrytëzimin e mjeteve të ngrira ruse për pagesë të mbështetjes financiare të Ukrainës, nuk mjaftojnë për ndryshim të qëndrimit të saj, kumtuan mediumet belge, duke iu referuar burimeve të Qeverisë federale.
Bruksel, 22 nëntor 2025 (MIA) - Belgjika konsideron se "garancat e fuqihme" që kreu i Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen ia premtoi vendit për të siguruar dakordimin e ssaj për shfrytëzimin e mjeteve të ngrira ruse për pagesë të mbështetjes financiare të Ukrainës, nuk mjaftojnë për ndryshim të qëndrimit të saj, kumtuan mediumet belge, duke iu referuar burimeve të Qeverisë federale.
Sipas burimeve të njejta, nuk bëhet fjalë për kurfarë garanca të reja nga Fon der Lajen, por për premtimet e kaluara Belgjikës, të cilat Qeveria belge nuk i konsideron si të mjaftueshme.
Ata theksojnë se nuk mjaftojnë "vetëm premtimet" e Fon der Lajenit, por se të gjitha vendet anëtare të BE-së duhet të japin "garanca të sigurta juridike" dhe të dakordohen për ndarje të rrezikut dhe të kthimit të përbashkët të mjeteve të shfrytëzuara ruse nëse paraqitet nevoja e mundshme për atë.
Të enjten edhe kryeministri belg, Bart de Vever deklaroi se për t'u dakorduar për sfrytëzim të mjeteve të ngrira ruse për pagesë të të ashtuquajturës kredi ëër reparacione për Ukrainën, Belgjika kërkon "garanca të fuqishme juridike" dhe "mbulesë të caktuar dakorduese të rreziqeve" nga vendet e thera anëtare të BE-së, e mundësisht madje edhe nga jashtë bllokut.
Fon der Lajen të hënën u dërgoi letër liderëve të vendeve anëtare të BE-së, në të cilën flet për mundësitë e sigurimit të mjeteve për mbështetje financiare për Ukrainën. Letra pason pasi që në Samitin e BE-së të mbajtur nga fundi i tetorit, liderët evropianë u obliguan se Unioni do t'i mbulojë nevojat e Kievit për dy vitet në vijim dhe e detyruan Komisionin evropian të propozojë mundësi për siurim të këtyre mjeteve.

"Evropa nuk mund t'i lejojë vetes paralizë, as përmes hamendjeve, as përmes gjurmimit për zgjidhje perfekte apo të thjeshta që nuk ekzistojnë", konkludoi Fon der Lajen në letër.
Obligimi i liderëve të BE-së për Komisionin evropian për "propozim të mundësisve" pasoi psi që në Samitin e tetorit nuk u arrit konsensus për miratimin e propozimit të tij për të ashtuquajturën kredi për reparacione për Ukrainën, mu për shkak të kundërsshtimit të Belgjikës.
Propozimi i Komiionit evropian parasheh shfrytëzim të 140 miliardë eurove nga mjetet e ngrira ruse në BE për të ashtuquajturln kresi për reparacione për mbulim të nevojave financiare të Ukrianës për vitin 2026 dhe 2027. Në pajtim me propozimin, Ukraina do ta kthente këtë kredi pasi që Ruia do t'i paguante reparacionet për dëmet e sshkaktuara gjatë invazionit rus ndaj vendit.
Shumica e shteteve anëtare të BE-së konsiderojnë se sshqetësimi dhe ankeat e Belgjikës duhet të merren parasysh mjaft seriozisht, por se në të njejtën kohë edhe Ukrainës i nevojiten mjete financiare.
Foto: МIА Arkivi