• петок, 05 декември 2025

Anketë: Pothuajse gjysma e evropianëve e konsiderojnë Trampin armik, ka rrezik të lartë për luftë nga Rusia

Anketë: Pothuajse gjysma e evropianëve e konsiderojnë Trampin armik, ka rrezik të lartë për luftë nga Rusia

Paris, 4 dhjetor 2025 (MIA) - Pothuajse gjysma e evropianëve e konsiderojnë Donald Trampin si "armik të Evropës", një përqindje pak më e madhe prej tyre, ndërkaq, konsiderojnë se ka rrezik të lartë për luftë nga Rusia, përderisa mbi dy të tretat e evropianëve besojnë se vendet e tyre nuk do të mund të mbrohen nga një konflikt ti tillë. Këtë e tregojnë rezultatet nga anketa e kryer në nëntë vende për platformën parisiene Le Grand Continent, e cila, gjithashtu zbuloi se shumica e madhe e qytetarëve dëshirojnë të mbeten në BE, shkruan Gardian.

Zhan-Iv Dormagen, profesor i shkencave politike dhe themelues i agjencisë për hulumtim të mendimit publik Cluster17, i komentoi rezultatet: "Evropa jo vetëm që po përballet me rreziqe në rritje, por po kalon edhe nëpër transformim të ambientit të vet historik, gjeopolitik dhe politik. E tërë pasqyra e anketës tregon një Evropë e cila është e shqetësuar, thellësisht e vetëdijshme për dobësitë e veta dhe po lufton pozitivisht të projektohet në të ardhmen".

Anketa tregoi se mesatarisht 48 për qind e të anketuarve në nëntë vendet e shohin Trampin si armik të drejtpërdrejtë. Më së shumti qëndrime të këtilla ka në Belgjikë 0 62 për qind, pass së cilës pason Franca - 57 për qind, përderisa në fund janë Kroacia - 37 për qind dhe Polonia - 19 për qind.

"Nëpër tërë kontinentin, trampizmi qartë konsiderohet si fuqi armiqësore", tha Dormagen.

Edhe krahas kësaj, evropianët akoma e konsiderojnë raportin me SHBA-në si të rëndësishëm strategjik - kompromisi me Qeverinë amerikane është opsioni më popullor për 48 për qind të të anketuarve.

Një shumicë relative prej 51 për qind e evropianëve besojnë se rreziku nga lufta e hapur me Rusinë në vitet në vijim është i lartë, përderisa 18 për qind e konsiderojnë si shumë të lartë. Dormagen thekson se rezultati i tillë "do të ishte i paparamendueshëm para vetëm disa viteve dhe sinjalizon ndryshim në të menduarit evropian ndaj regjimit të ri gjeopolitik në të cilin mundësia për konflikt të drejtpërdrejtë në kontinent tani është gjerësisht e pranuar".

Qëndrimet ndryshojnë varësisht nga afërsia me Rusinë. Kështu që, 77 për qind e polakëve rrezikun e konsiderojnë të lartë, ndërsa në Francë dhe Gjermani, ai ësshtë 54 dhe 51 për qind. Në anën e kundërt, ndërkaq, se nuk ka rrezik të lartë nga lufta me Rusinë konsiderojnë 39 për qind e portugezëve dhe 34 për qind e italianëve.

Besimi në kapacitetet ushtarake nacionale është jashtëzakonisht i ulët. Madje 69 për qind e të anketuarve në nëntë vende beosjnë se avendi i tyre "me të vërtetë nuk është" apo "fare nuk është" i aftë të mbrohet nga agresioni rus. Më me vetëbesim janë francezët, por madje edhe atje kjo është një shumicë e vogël prej 44 për qind.

Në Poloni, e cila kufizohet me Rusinë, 58 për qind e qytetarëve nuk besojnë në kapacitetet mbrojtëse të vendit të tyre.

"Po hyjmë në epokën e rrezikut sepse kemi ndjenjë të përhershme të dobësisë nacionale", konkludoi Dormagen.

Edhe përkundër ndjenjës së ndjeshmërisë, një shumicë e madhe e të anketuarve e mbëhstesin anëtarësimin në BE. Madje 74 për qind dëshirojnë që vendi i tyre të mbetet në bllok. Mbështetje më të madhe për këtë çështje pati në Portugali - 90 për qind dhe në Spanjë - 89 për qind, ndërsa më të ulët në Poloni - 68 për qind dhe Francë - 61 për qind.

Pesë vite pas daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja, tani Brekziti në masë të madhe konsiderohet si dështim. Madje 63 për qind e evropianëve besojnë se ai pati ndikim negativ ndaj Britanisë së Madhe, përderisa vetëm 19 për qind besojnë se vendimi ishte pozitiv. ab/

Fotо:ЕPА

Остани поврзан