Aleksiq: Greva e përgjithshme është zgjim natyror i organizmit pas 12 viteve dhunë
- Kryetari dhe deputet i Lëvizjes nacionale të Serbisë (NPS), Mirosllav Aleksiq sot deklaroi se greva e përgjithshme është zgjim natyror i organizmit pas 12 viteve dhunë të cilën qytetarët e Serbisë po e durojnë nga regjimi.
Beograd, 24 janar 2025 (MIA) - Kryetari dhe deputet i Lëvizjes nacionale të Serbisë (NPS), Mirosllav Aleksiq sot deklaroi se greva e prëgjithshme është zgjim natyror i organizmit pas 12 viteve dhunë të cilën qytetarët e Serbisë po e durojnë nga regjimi.
Aleksiq për agjencinë Beta deklaroi se dhuna ndaj institucioneve, ligjeve dhe Kushtetutës po zgjatë tashmë 12 vite.
"Ne jemi duke duruar represion 12 vite. Në Serbi gjithçka po shkatërrohet, ndërkaq si pasojë e asaj kemi vuajtje të qytetarëve të pafajshëm. Serbia u ngrit sepse kjo situatë tashmë është e papërballueshme. Njerëzit të cilët sot janë në grevë të përgjithshme luftojnë për të ardhmen dhe drejtësinë dhe i mbështesin studentët të cilët janë perspektiva e këtij shteti", tha ai.
Në pyetjen se si e sheh zgjidhjen e krizës politike, Aleksiq tha se parakusht për çdo diskutim politik është përmbushja e të gjitha kërkesave të studentëve.
"Qeveria së pari duhet ta vendosë gishtin në ballë dhe t'i përmbushë të gjitha katër kërkesat e studentëve. madje më pas kriza politike mund të zgjidhet me marrëveshje politike për formim të qeverisë kalimtare, detyrë e së cilës do të ishte t'i normalizojë kushtet zgjehdore para shpalljes së zgjedhjeve, ta zgjidhë listën zgjedhore dhe gjendjen në mediume dhe të parandalojë presion ndaj votuesve", tha ai.
Sipas tij, qeveria nuk është e gatshme t'i përmbushë kërkesat e studentëve seçse korrupsioni rreth rikonstruimit të Stacionit hekurudhor në Novi Sad çon drejt vetë kreut të shtetit.
Duke e komentuar tubimin e caktuar për sonte në jagodinë, në të cilin do të flasë presidenti Aleksandar Vuçiq, Aleksiq tha se qeveria po tenton ta "varrosë" përgjegjësinë e vet për tragjedinë në stacionin hekurudhor në Novi Sad, ku jetën e humbën 15 persona.
Foto: МIА arkivi