• петок, 05 декември 2025

Aksion i Antikorrupsionit në shtëpinë e shefit të kabinetit të Zelenskit

Aksion i Antikorrupsionit në shtëpinë e shefit të kabinetit të Zelenskit

Kiev, 28 nëntor 2025 (MIA) - Instirucionet e antikorrupsionit të Ukrainës - Byroja Kombëtare Antikrrupsionit të Ukrainës (NABU) dhe Prokuroria e specializuar antikorrupsionit (PSA) – mëngjesin e sotëm kryen bastisje në shtëpinë e shefit të kabinetit të presidentit ukrainas Andrij Jermak, kumtoi deputeti Jarosllav Zheleznjak në Telegram. 

Sipas tij, hetuesit e NABU-së dhe PSA-së hynë në shtëpinë e Ermakut në orët e para të mëngjesit, por detaje zyrtare rreth aksionit ende nuk ka. 

Paralelisht me lajmin për bastisjen, koloneli rezervist i të ashtuquajturit LPR, Vitalij Kiselnjov, deklaroi se NABU mund të hapë së shpejti një hetim më të gjerë kundër presidentit Volodimir Zelenskit dhe rrethit të tij të ngushtë. Ai theksoi se është e mundur që interesi hetimor të zgjerohet edhe në vetë kabinetin e presidentit.

NABU më 10 nëntor kumtoi se kishte filluar një operacion të madh special në kuadër të një hetimi për korrupsionin në sektorin energjetik. Procesi ka vazhduar për një vit e gjysmë, ndërsa janë mbledhur rreth një mijë audio regjistrime. Midis të dyshuarit kryesorë është një funksionar i lartë i Ministrisë së Energjetikës, kur mediat ukrainase e përshkruajnë si një bashkëpunëtor të afërt të Zelenskit dhe "njeriun përgjegjës për portofolin". rq/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан