Aeroporti në Vinlus mbyllet për shkak të paraqitjes së balonave me mallra të kontrabanduara
- Aeroporti në Vilnius u mbyll mbrëmë për shkak të paraqitjes së balonave me mallra të kontrabanduara, kumtoi Qendra kombëtare për menaxhim me kriza në Lituani.
Vilnus, 24 nëntor 2025 (MIA) - Aeroporti në Vilnius u mbyll mbrëmë për shkak të paraqitjes së balonave me mallra të kontrabanduara, kumtoi Qendra kombëtare për menaxhim me kriza në Lituani.
Qendra publikoi se sistemet e navigimit kishin vënë re balona jo shumë larg aeroportit, me shumë gjasa duke hyrë nga territori i Bjellorusisë me mallra të kontrabanduara, publikoi portali i lajmeve "Delfi", i cili mbulon lajmet në tre republikat baltike.
"Delfi" kujton se ky është një nga rastet më të shpeshta të mbylljes së aeroporteve për shkak të balonave gjatë muajit të kaluar. Për shkak të kontrabandës ajrore, Lituania tashmë ka mbyllur kufirin e saj me Bjellorusinë. Aeroportet lituaneze i janë drejtuar prokurorisë me një kërkesë për të hapur një hetim për kontrabandën ajrore, që përfaqëson kërcënim për sigurinë kombëtare. rq/
Foto: arkivi i EPA