• сабота, 19 октомври 2024

Zbulohen dy raste të kontrabandimit me emigrantë

Zbulohen dy raste të kontrabandimit me emigrantë

Shkup, 19 tetor 2024 (MIA) - Nëpunës policor pranë Departamentit për kriminalitet ndërkufitar, persona  të huaj dhe ripranim Kumanovë pranë Qendrës rajonale për çështje kufitare dhe nëpunës policor dha SPB Dellçevë dje kanë zbuluar raste të kontrabandimit me emigrantë, gjatë të cilave tre persona janë privuar nga liria për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerje të veprës penale "kontrabandim me emigrantë".

Siç informojnë nga MPB-ja, në rastin e parë dje në orën 10,40 në Dellçevë para subjektit juridik në bulevardin "Maqedonia", nëpunës policor nga  nga DP  Dellçevë të privuar nga liria janë personat L.P.(22. ) dhe K.G (23), të dy nga Dellçeva, të cilët transportonin gjashtë emigrantë (tre nga Maroku dhe tre nga Tunisi) me dy mjete motorike. Për ngjarjen është njoftuar PP kompetent nga PTHP për NJKOK Shkup.

"Në rastin e dytë në ora 12:30 në një stacion benzine në Kumanovë në një kamion mallrash “Daf” me rimorkio me regjistrim kombëtar R. Serbisë, i drejtuar nga N.F. (43) nga R.Serbisë nga nëpunësit policor nga DPKPHR-Kumanovë janë zbuluar katër persona - dy nja India dhe nga një nga Siera Leone dhe nga Siria. pas së cilës për ngjarjen është njoftuar PP kompetent nga PTHP për NJKOK-Shkup, dhe konform udhëzimeve të prokurorisë kompetente po punohet në zbardhjen e këtij rasti", thuhet në kumtesën e MPB-së. ls/

Foto: MPB

 

 

Остани поврзан