Trampi: Më duhet kohë që të vendos për ndalesën e TikTokut
- – Presidenti i porsazgjedhur amerikan Donald Tramp deklaroi sot se vendimi i Gjykatës Supreme që ta konfirmojë ndalesën për TikTok duhet të respektohet, por ai “duhet të ketë kohë” të vendosë nëse do ta zbatojë.
Uashington, 17 janar 2025 (MIA) – Presidenti i porsazgjedhur amerikan Donald Tramp deklaroi sot se vendimi i Gjykatës Supreme që ta konfirmojë ndalesën për TikTok duhet të respektohet, por ai “duhet të ketë kohë” të vendosë nëse do ta zbatojë.
“Vendimi i Gjykatës Supreme pritej dhe të gjithë duhet ta respektojnë. Vendimi im për TikTok do të merret në një të ardhme jo shumë të largët, por duhet të kem kohë ta shqyrtoj situatën”, njoftoi Trampi në platformën e tij për mediat sociale Truth Social.
TikTok në SHBA ka mbi 170 milionë shfrytëzues. fc/