• сабота, 18 јануари 2025

Tramp dhe Si biseduan me telefon para inaugurimit

Tramp dhe Si biseduan me telefon para inaugurimit

Pekin, 17 janar 2025 (MIA) - Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Tramp dhe presidenti kinez Si Xhinping biseduan sot me telefon, kumtoi Ministria kineze e Punëve të Jashtme.

Biseda e tyre u mbajt në prag të inaugurimit të Trampit të hënën. Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kinës pritet të jenë mes temave kryesore në mandatin e dytë të Trampit, ndërsa mes çështjeve tjera, priten tensione mes dy fuqive të mëdha rreth tregtisë, teknologjisë dhe Tajvanit.

Si i ka thanë Trampit se pret "fillim të mirë" në marrëdhëniet e tyre bilaterale, publikuan mediumet shtetërore.

Tramp, përmes rrjetit të tij social "Truth Social" konfirmoi se ka biseduar me presidentin kinez dhe se biseda ka qenë "shumë e mirë edhe për Kinën edhe për SHBA-në". Tramp tha se kanë biseduar për tregtinë, fentanilin, Tik-tokun...

"Presidenti Si dhe unë do të bëjmë gjithçka që është e mundur për ta bërë botën vend më të qetë dhe më të sigurt", tha Tramp. bsh/

Остани поврзан