• сабота, 18 јануари 2025

Presidentja e Kosovës, Osmani bëri homazhe në Dubovik për nder të Jusuf e Bardhosh Gërvallës si dhe në Prishtinë tek busti i Kadri Zekës

Presidentja e Kosovës, Osmani bëri homazhe në Dubovik për nder të Jusuf e Bardhosh Gërvallës si dhe në Prishtinë tek busti i Kadri Zekës

Prishtinë, 17 janar 2025 (MIA) - Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, sot në mëngjes bëri homazhe në Dubovik për nder të Jusuf e Bardhosh Gërvallës si dhe në Prishtinë tek busti i Kadri Zekës, bën të ditur Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës (ZPRK).

"Sot, sikurse çdo vit, në Dubovik për t'i nderuar patriotët Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla, të cilët 43 vjet më parë, së bashku me Kadri Zekën, u vranë pabesisht në një atentat në Gjermani. Vrasja e tyre ishte një përpjekje për t`i shuar këta zëra të fuqishëm të kauzës dhe rezistencës sonë kombëtare. Por, historia e ka dëshmuar se e vërteta dhe idealet nuk mund të vriten asnjëherë.Lavdi jetës dhe veprës së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës!", u shpreh presidentja Osmani. fc/

Fotografia: Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës

Остани поврзан