Gjykata Supreme në SHBA konfirmoi ligjin për ndalesë të TikTok
- ) – Gjykata Supreme e SHBA-së sot e konfirmoi ligjin me të cilin ndalohet kompania kineze TikTok, ndërsa ndalesa duhet të hyjë në fuqi tashmë të dielën.
Uashington, 17 janar 2025 (MIA) – Gjykata Supreme e SHBA-së sot e konfirmoi ligjin me të cilin ndalohet kompania kineze TikTok, ndërsa ndalesa duhet të hyjë në fuqi tashmë të dielën.
Sipas ligjit, kompania kineze ByteDance duhet t’i shesë operacionet amerikane në rrjetin e saj të famshëm TikTok deri më 19 janar ose në të kundërtën do të ndalohet në SHBA.
Sipas gjykimit, ligji, i cili vitin e kaluar ishte miratuar nga shumica e përfaqësuesve në Kongres, edhe republikanë dhe demokratë, nuk e shkel Amendamentin e parë të Kushtetutës së SHBA-së, që e mbron lirinë e fjalës.
Me vendimin, është hedhur poshtë ankesa e pronarëve të aplikacionit të famshëm, të cilët thonin se ndalesa e ka shkelur Amendamentin e parë.
Gjykata ka dhënë mendim të panënshkruar, ndërsa nuk ka evidentuar mospajtim, transmeton CNN.
Vendimi vijoi pas paralajmërimit nga administrata e Bajdenit se TikTok përfaqëson kërcënim “serioz” për sigurinë kombëtare për shkak të lidhjeve të saja me Kinën. fc/