Taravari: Takim i rëndësishëm për bashkëpunimin në shëndetësi me përfaqësuesit amerikanë
![Taravari: Takim i rëndësishëm për bashkëpunimin në shëndetësi me përfaqësuesit amerikanë](https://mia.mk/index.php/images/20250207191409_big_730x400_76.webp )
Shkup, 7 shkurt 2025
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, përmes një postimi në Facebook, ka vlerësuar si të frytshëm dhe të domosdoshëm takimin me znj. Debo Odegbile, Zyrtare e Lartë për Shëndetin Global në Zyrën për Evropën dhe Euroazinë, si dhe me z. Colin Mclff, Ndihmës Sekretarin e Zyrës për Çështje Globale pranë Departamentit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore të SHBA-së.
"Takimi i punës me znj.Debo Odegbile që është Zyrtar i Lartë për Shëndetin Global në zyrën për Evropën dhe Euroazinë dhe me Ndihmës Sekretarin e Zyrës për Çështje Globale pranë Departamentit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore të SHBA-së, z.Colin Mclff ishte sa i frytshëm aq edhe i nevojshëm", ka shkruar Taravari.
______________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.