Takim i ajatollah Hamnei me delegacionin e Hamasit
- Një delegacion i Hamasit sot në Teheran është takuar me liderin suprem iranian, ajatollah Ali Hamnei.
![Takim i ajatollah Hamnei me delegacionin e Hamasit](https://mia.mk/index.php/images/20250208150336_big_730x400_91.webp )
Teheran, 8 shkurt 2025 (MIA) – Një delegacion i Hamasit sot në Teheran është takuar me liderin suprem iranian, ajatollah Ali Hamnei.
"Mposhtët regjimin sionist që në fakt është disfatë për Amerikën. Nuk lejuat të arrijnë asnjë nga qëllimet e tyre", ka thënë Hamnei.
Televizioni iranian tha se lideri i Hamasit, Kalil al Haja, kreu i organit konsultativ të Hamasit (Shura), Mohamad Dariush dhe përfaqësuesi i lartë Nizar Avadalla kanë udhëtuar në Teheran për të uruar Hamnein për përvjetorin e Revolucionit iranian.
Ata e informuan Hamnein mbi situatën në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor, si dhe "fitoret dhe sukseset e arritura".
foto: arkivi i MIA-s