• понеделник, 10 февруари 2025

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë: Pjesëmarrje më e ulët se në zgjedhjet e vitit 2021, nuk janë regjistruar incidente serioze

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë: Pjesëmarrje më e ulët se në zgjedhjet e vitit 2021, nuk janë regjistruar incidente serioze

Prishtinë, 9 shkurt 2025 (MIA) - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 15 të drejtën e votës e kanë ushtruar 558.246 qytetarë apo 28.32 për qind.

Pjesëmarrja është më e ulët në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021. Atëherë, deri në orën 15 kishin votuar 567.934 qytetarë ose 32.32 për qind.

Sipas listës zgjedhore, numri i qytetarëve të Kosovës me të drejtë vote është 1.970.944, ndërsa në diasporë 104.924 persona. Qytetarët e Kosovës në diasporë kanë votuar dje në 30 përfaqësi diplomatike, të locuara në 19 shtete të ndryshme.

Në Kosovë sot votohet në 2.533 vendvotime. Votimi filloi në orën 7, ndërsa përfundon në orën 19.

Sipas organizatës “Demokracia në veprim”, cituar nga gazeta “Koha Ditore”, dita e zgjedhjeve deri më tani zhvillohet pa probleme, nuk janë vërejt incidente apo parregullsi serioze.

Në zgjedhjet e nënta parlamentare në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë marrin pjesë 28 subjekte politike, prej të cilave 19 parti politike, pesë koalicione, dy nisma qytetare dhe një kandidat i pavarur. Ka edhe gjashtë subjekte politike nga bashkësia serbe. 

Sipas anketave parazgjedhore dhe pritjeve të analistëve politikë, beteja kryesore në zgjedhje do të zhvillohet mes Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit, Lidhjes Demokratike të Kosovës të Lumir Abdixhikut, Partisë Demokratike të Kosovës së Memli Krasniqit dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës të Ramush Haradinajt.  

Kuvendi i Kosovës ka 120 vende deputetësh, prej të cilëve 20 janë të garantuara për pjesëtarët e bashkësive pakicë. Lista serbe ka 10 vende të deputetëve, bashkësia boshnjake ka tre, bashkësia turke dy, ajo rome (bashkësia RAE) katër, ndërsa Bashkësia gorane ka një vend të deputetëve. Pragu zgjedhor është 5 për qind.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

 

 

 

 

Остани поврзан