• понеделник, 10 февруари 2025

Përfundon votimi i zgjedhjeve parlamentare në Kosovë

Përfundon votimi i zgjedhjeve parlamentare në Kosovë

Prishtinë, 9 shkurt (MIA) - Në orën 19 janë mbyllur vendvotimet për zgjedhjet e para të rregullta parlamentare në Kosovë, të nëntat në total që nga shpallja e pavarësisë.

Votimi u zhvillua në 2,533 vendvotime, ndërsa të drejtë vote kanë pasur 1,970,944 persona në Kosovë dhe 104,924 në diasporë. Qytetarët e Kosovës në diasporë kanë votuar dje në gjithsej 30 përfaqësi diplomatike, të locuara në 19 shtete të ndryshme.

Në zgjedhje marrin pjesë 28 subjekte politike, nga të cilat 20 parti politike, pesë koalicione, dy iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur. Janë edhe gjashtë subjekte politike nga komuniteti serb.

Sipas anketave parazgjedhore dhe pritjeve të analistëve politikë, beteja kryesore në zgjedhje do të zhvillohet mes Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit, Lidhjes Demokratike të Kosovës të Lumir Abdixhikut, Partisë Demokratike të Kosovës së Memli Krasniqit dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës të Ramush Haradinajt.  

Kuvendi i Kosovës ka 120 vende deputetësh, prej të cilëve 20 janë të garantuara për pjesëtarët e bashkësive pakicë. Lista serbe ka 10 vende të deputetëve, bashkësia boshnjake ka tre, bashkësia turke dy, ajo rome (bashkësia RAE) katër, ndërsa Bashkësia gorane ka një vend të deputetëve. Pragu zgjedhor është 5 për qind.

Secila parti në zgjedhjet parlamentare ka kandidatin e saj zyrtar për kryeministër i cili shkon “në pako” me të. Ka katër kandidatë për kryeministër të Kosovës. Ato janë liderët e partive kryesore në garën zgjedhore – Albin Kurti nga Vetëvendosje, Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ndërsa përjashtim bën vetëm partia më e madhe opozitare Partia Demokratike e Kosovës e cila për kryeministër ka nominuar Bedri Hamzën.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë sot po vlerësohen si një lloj votëbesimi ndaj qeverisë së kryeministrit Kurti. Albin Kurti, qeveria e të cilit është e para në historinë e Kosovës që përfundon mandatin e saj të plotë, ka pasur një qeverisje me turbulenca. Tensionet janë rritur që kur negociatat e mbështetura nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja dështuan në mars të vitit 2023.

Ajo përballet me akuza nga opozita për përkeqësim të marrëdhënieve të Kosovës me partnerët strategjikë, SHBA-në dhe BE-në. Edhe Uashingtoni edhe Brukseli kanë kritikuar një sërë aktivitetesh të qeverisë së Kosovës në lidhje me veriun, ku jeton shumica e pakicës serbe. Atë që autoritetet e Kosovës e quajnë "zgjerim të sovranitetit" dhe sundim të ligjit në të gjithë vendin shpesh quhen "veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara" nga BE-ja dhe SHBA-ja. Uashingtoni dhe Brukseli e kanë kritikuar Kurtin për minimin e marrëdhënieve të brishta etnike në rajon.

BE-ja suspendoi financimin e disa projekteve dhe ka vendosur kushte për vazhdimin gradual të tyre, të ndërlidhur me marrjen e hapave të Kosovës për të depërshkallëzuar tensionet në veri, ku jeton shumica e pakicës serbe.

Ndërkohë, Uashingtoni ka vendosur ngrirje 90- ditore të financimit të projekteve të ndryshme nëpërmjet Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar.

Foto: EPA

 

Тагови

Остани поврзан