Siljanovska Davkova: Propozimi i Kostadinovit është i pajishëm dhe do të thotë mosrespektim dhe mosnjohje
- Ky është një propozim i pahijshëm. Synimi nuk është i ndershëm, qëllimi nuk është për hir të respektit. Përkundrazi. Synimi për ta shprehur këtë në mënyrë të njëanshme në fakt do të thotë mosrespektim, do të thotë mosnjohje. Atëherë komenti im është se janë në pikëpyetje frustrimet", deklaroi sonte presidentja Gordana Siljanovska Davkova, duke komentuar deklaratën e kryetarit të partisë bullgare "Rilindja", Kostadin Kostadinov, për aneksimin e Maqedonisë dhe rajonit ukrainas Besarabia Jugore drejt Bullgarisë.
Shkup, 9 janar 2025 (MIA) - Ky është një propozim i pahijshëm. Synimi nuk është i ndershëm, qëllimi nuk është për hir të respektit. Përkundrazi. Synimi për ta shprehur këtë në mënyrë të njëanshme në fakt do të thotë mosrespektim, do të thotë mosnjohje. Atëherë komenti im është se janë në pikëpyetje frustrimet", deklaroi sonte presidentja Gordana Siljanovska Davkova, duke komentuar deklaratën e kryetarit të partisë bullgare "Rilindja", Kostadin Kostadinov, për aneksimin e Maqedonisë dhe rajonit ukrainas Besarabia Jugore drejt Bullgarisë.
"Është një propozim i pahijshëm sepse ka pasur momente në histori që propozime të tilla kanë qenë në qarkullim dhe sigurisht që nuk janë mirëpritur. Që të propozoni federata ballkanike dhe modele të ngjashme, duhet të kultivoni dhe demonstroni respekt ndaj fqinjëve tuaj, respekt themelor. Kjo do të thotë të pranosh tjetrin, të pranosh veçantinë e tyre, t'i trajtosh si të barabartë. Në fund të fundit, ky është thelbi i Traktatit të BE-së, i Traktatit të Lisbonës, thelbi është në preambulat. Në preambulën e Traktatit për miqësi dhe fqinjësi të mirë ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë thuhet se Bullgaria, si anëtare e Bashkimit Evropian, do ta ndihmojë Maqedoninë në rrugën e saj drejt BE-së. Pra, ky është një propozim i pahijshëm", theksoi Siljanovska Davkova në një intervistë për emisionin "Pro apo kundër” në Tv Alfa.
Lidhur me atë se cilat janë sinjalet nga Sofja dhe komunikimi mes saj dhe përfaqësuesve të Sofjes, shefja e shtetit thotë se dialogu mes tyre është i mirë, i matur por me rezervë dhe se nuk ka probleme mes qytetarëve.
"Dialogjet tona janë të denja, dialogjet tona janë të matura, e pranoj dialogjet tona janë me rezerva, por atë që e thoni ju e njoh hapur në popullin bullgar, në mesin e intelektualëve bullgarë dhe dashamirësve bullgarë të muzikës dhe operës, midis artistëve bullgarë dhe grekë....E pranoj se mes nesh nuk ka absolutisht asnjë problem kur bëhet fjalë për këtë lloj komunikimi, por harrojmë se ne nuk jemi mbretër dhe mbretëresha dhe se nuk përfaqësojmë veten apo racën tonë, por që përfaqësojmë qytetarët dhe është e logjikshme për ne të veprojnë në frymën e asaj që dëshirojnë qytetarët maqedonas dhe qytetarët bullgarë, grekë etj. Unë e kam parë atë, kam parë shumë miq. Qytetarët mund të thonë le të gjejmë politikanë të tjerë, presidentë të tjerë, por ne nuk mund të themi gjeni njerëz të tjerë", tha Siljanovska Davkova.
Kreu i partisë ultra-nacionaliste dhe të ekstremit të djathtë bullgar "Rilindja", Kostadin Kostadinov, i bëri thirrje sot qeverisë në Sofje që të shpallë zyrtarisht pretendimet për aneksimin e Maqedonisë dhe rajonit ukrainas të Besarabisë Jugore drejt Bullgarisë. Në një postim në rrjetin social Fejsbuk, Kostadinov i mbështet deklaratat e presidentit të sapozgjedhur amerikan Donald Tramp për Kanadanë dhe Kanalin e Panamasë dhe thekson se Sofja duhet të dalë publikisht edhe me kërkesë për aneksimin e Maqedonisë dhe Besarabisë Jugore drejt Bullgarisë. mb/
Foto: MIA