• петок, 10 јануари 2025

Mexhiti: Të parandalohen shkaktarët, në vend të pasojave për më pak ndotje të ajrit

Mexhiti: Të parandalohen shkaktarët, në vend të pasojave për më pak ndotje të ajrit

Tetovë, 9 janar 2025 (MIA) - Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti nga Tetova porositi se edhe pse po punohet në pajtim me planin e aksionit me masa afatshkurta kundër ndotjes së ajrit, akoma më shumë shoqëria duhet të merret me qasjen më afatgjate, përkatësisht të parandalohen shkaqet, në vend të pasojave.

Sipas tij, ndryshimi i mënyrë së ngrohjes është fokusi i masave më afatgjata.

"Amvisëritë dhe industritë në periudhën e dimrit prëdorin çfarëdo lloj mjetesh për ngrohje. Prandaj gjatë dimrit ka probleme, ndërkaq nuk ka gjatë verës. Nisma kryesore do të jetë menjëherë, në afat sa më të shkurtë, të fillojmë procedurën për gazifikim sekondar të tërë Maqedonisë, e posaçërisht të mjedisevve urbane. Njëherit do të ndërtohen edhe centrale gazi të cilat do të ndihmojnë qytetarëve t'u ofrojmë gazifikim alternativ dhe energji ngrohëse, ndërkaq do të vazhdojmë edhe me projektet siç janë furnizimi me inverterë, taksi me automjete elektrike dhe të ngjashme", deklaroi Mexhiti.

Ai theksoi se ka rekomandim që komunat të formojnë polici komunale, fokusi kryesor i së cilës do të jetë ekologjia.

Në pyetjen drejtuar kryetarit të komunës së Tetovës, Bilall kasami, nëse për uljen e ndotjes së ajrit, në pajtim me planin e aksionit për masa afatshkurta ato po ndërmerren, ai u përjgigj se inspektimi komunal çdo ditë i dënon ndërmarjet dhe amvisëritë e pandërgjegjshme të cilat përdorin mënyra joadekuate në shtëpitë dhe fabrikat e tyre.

Sipas Kasamit, çdo ditë po veprohet sipas masave edhe nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe strategjisë komunale për mjedis më të mirë jetësor. ab/

Foto: МIА 

Остани поврзан