Së shpejti do të vihet në funksion poliklinika në Ilinden
- Poliklinika në Ilinden së shpejti do të vihet në funksion, informuan sot pasdite nga Ministria e Shëndetësisë në Fejsbuk.

Shkup, 26 mars 2025 (MIA) - Poliklinika në Ilinden së shpejti do të vihet në funksion, informuan sot pasdite nga Ministria e Shëndetësisë në Fejsbuk.
Poliklinika në Ilinden është planifikuar të ofrojë shërbime shëndetësore për mbi 30.000 banorë, në një hapësirë prej rreth 600 m², ku do të jenë të vendosura 14 ordinanca.
Vlera e investimit arrin në 16 milionë denarë.
Nga Ministria sqarojnë se është mbajtur takim koordinues me kryetarin e komunës, Aleksandar Georgievski, dhe është biseduar për përgatitjet përfundimtare në prag të hapjes së Poliklinikës. ls/
Foto: Ministria e Shëndetësisë