Arsovska: Me vepra të mira dhe bashkim të kultivojmë solidaritetin, mirëkuptimin e ndërsjellë, tolerancën dhe bashkëjetesën
- Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, qytetarëve të besimit islam u ka dërguar urim për Fitër Bajramin, duke u dëshiruar shëndet, dashuri, lumturi dhe mirëqenie.

Shkup, 30 mars 2025 (MIA) - Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, qytetarëve të besimit islam u ka dërguar urim për Fitër Bajramin, duke u dëshiruar shëndet, dashuri, lumturi dhe mirëqenie.
"Me vepra të mira dhe bashkim, le të vazhdojmë të nxisim solidaritetin, mirëkuptimin e ndërsjellë, tolerancën dhe bashkëjetesën. Të bashkuar, le të kontribuojmë për prosperitetin dhe mirëqenien për të gjithë. Ju uroj ditë të gëzuara festash të mbushura me gëzim, paqe dhe harmoni", ka shkruar Arsovska në urim. sa/
Foto: Qyteti i Shkupit