• петок, 10 јануари 2025

Së paku 40 të vdekur në sulmin ajror të ushtrisë ndaj një fshati në Mjanmar

Së paku 40 të vdekur në sulmin ajror të ushtrisë ndaj një fshati  në Mjanmar

Jangon, 9 janar 2025 (MIA0 - Në sulmin ajror të ushtrisë së Mjanmarit ndaj një fshati të kontrolluar nga grupi i armatosur kryengritës jetën e humbën rreth 40 njerëz, ndërsa së paku 20 të tjerë u lënduan, qindra shtëpi u dogjën, kumtuan persona zyrtarë dhe organizata vullnetare lokale.

Sulmi ndodhi dje në fshatin Kjauk Ni Mau, në ishullin Ramri, rajon i kontrolluar nga kryengritësit Arakan në shteton perëndimor Rakin.

Armata nuk pati paralajmërim se planifikon sulm ndaj këtij territori.

"Të gjithë të vdekurit janë civilë. Në mesin e të vdekurve ka gra dhe fëmijë", deklaroi zëdhënësi i Armatës së Arakanit.

Zjarri që ishte shkaktuar nga sulmi ajror u përhap nëpër tërë fshatin dhe shkatërroi mbi 500 shtëpi, shtoi ai.

Prijësi i organizatës vullnetare, e cila u ndihmon banorëve të fshatit, sot për mediumet amerikane kumtoi se së paku 41 persona e humbën jetën, ndërsa 50 janë lënduar në sulmin ajror, qëllimi i të cilit ishte tregu i fshatit.

Tani për tani nuk është e qartë përse fshati ishte cak i sulmit.

Sulmi ndaj fshatit nuk mund të konfirmohet në mënyrë të pavarur, sepse qasja drejt internetit dhe telefonisë mobile në rrethinë kryesisht është ndërprerë.

Armata e Arakanit është mirë e trajnuar dhe krah mirë i armatosur ushtarak i lëvizjes së pakicave etnike Rakin, që kërkojnë autonomi nga qeveria qendrore e Mjanmarit. Ajo gjithashtu është anëtare e aleancës së grupeve të armatosura etnike të cialt kohë më parë pushtuan territor strategjik në verilindje të vendit në kufi me Kinën. ab/

 

Остани поврзан