Papa i përforcoi kritikat ndaj Izraelit, duke e quajtur situatën në Gazë "të turpshme"
- Papa Françesku sot i përforcoi kritikat e tij të kohëmëparshme për fushatën ushtarake të Izraelit në Gazë, duke e quajtur situatën humanitare në enklavën palestineze "shumë serioze dhe të turpshme".
Romë, 9 janar 2025 (MIA) - Papa Françesku sot i përforcoi kritikat e tij të kohëmëparshme për fushatën ushtarake të Izraelit në Gazë, duke e quajtur situatën humanitare në enklavën palestineze "shumë serioze dhe të turpshme".
Në fjalimin vjetor drejtuar diplomatëve të cilin në emër të tij e mbajtu ndihmësi i tij, papa Françesku i përmendi rastet e vdekjes si pasojë e të ftohtit në mes të dimrit në Gazë, ku pothuajse edhe nuk ka rrymë.
"Nuk mund, në çfarëdo lloj mënyre, të pranojmë bombardim të civilëve", ceket në tektin e fjalimit të Papës. "Nuk mund as të pranojmë se fëmijët po ngrihen deri në vdekje sepse spitalet janë shkatërruar apo rrjeti energjetik i vendit është shkatërruar".
Papa (88), i cili ishte i pranishëm në paraqitjen drejt diplkomatëve, por kërkoi nga ndihmësi ta lexojë tektin e tij sepse po rikuperohet nga ftohja, e dënoi antisemitizmin.
Ai gjithashtu bëri thirrje për fund të luftës në Ukrainë, si dhe përfundim të të gjitha luftërave në mbarë botën dhe shprehi shqetësim për ndryshimet klimatike.
Porositë janë pjesë e fjalimit drejtuar të dërguarve nga 184 vendeve në botë, të akredituar në Vatikan, që ndonjëherë quhet edhe fjalim i papës për "gjendjen në botë".
Në mesin e të pranishmëve ishte edhe ambasadori izraelit në Fronin e shenjtë. ab/
foto: МIА arkivi