Protesta në disa qytete gjermane kundër ekstremit të djathtë
- Më shumë se 200.000 persona morën pjesë në protestën e sotme në Munih kundër ekstremit të djathtë, bëri të ditur policia gjermane.
![Protesta në disa qytete gjermane kundër ekstremit të djathtë](https://mia.mk/index.php/images/20250208173100_big_730x400_65.webp )
Berlin, 8 shkurt 2025 (MIA) – Më shumë se 200.000 persona morën pjesë në protestën e sotme në Munih kundër ekstremit të djathtë, bëri të ditur policia gjermane.
Dy javë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, protestuesit nën sloganin "Demokracia ka nevojë për ju", kundërshtojnë çdo bashkëpunim me Alternativën e ekstremit të djathtë (AfD) në Gjermani.
Javën e kaluar në Berlin kundër të djathtës ekstreme protestuan më shumë se 160,000 njerëz.
Protestat u iniciuan javën e kaluar pasi kandidati konservator (CDU) për kancelar dhe favorit në anketa Friedrih Merc filloi t'i afrohej AfD-së, pra ai kërkoi mbështetje në Parlament për miratimin e një propozimi jodetyrues për të bllokuar të gjithë të huajt pa dokumente, përfshirë edhe azilkërkuesit në kufi.
Partitë tradicionale deri tani kanë refuzuar çdo bashkëpunim në nivel kombëtar me të djathtën ekstreme në emër të të ashtuquajturit “muri mbrojtës” i ngritur kundër këtij formacioni nacionalist dhe antiemigrant.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë caktuar për 23 shkurt.
Foto: EPA