• четврток, 22 август 2024

Për shtatë muaj Shqipërinë e kanë vizituar 481 mijë qytetarë të Maqedonisë së Veriut

Për shtatë muaj Shqipërinë e kanë vizituar 481 mijë qytetarë të Maqedonisë së Veriut

Dibër, 20 gusht 2024 (MIA) - Numër gjithnjë e më i madh i qytetarëve e vizitojnë Shqipërinë, që shihet nga pikëpamja statistike e publikuar nga kryeministri Edi Rama.

Sipas verifikimit, në periudhën janar-korrik në Shqipëri kanë qëndruar 481 mijë qytetarë të RMV-së, që është për 28,3 për qind më shumë krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të klauar.

Ata udhëtojnë drejt këtij vendi kryesisht për pushime në bregdet gjatë verës, më pas për biznes, duke shfrytëzuar shërbimet e aeroportit ndërkombëtar në Tiranë, për të vizituar të afërmit, por edhe për faktin se numri i atyre që kanë apartamente të tyre po rritet, kryesisht në Tiranë dhe Durrës.

Para qytetarëve të RMV-së janë qytetarët e Kosovës, numri i të cilëve është 2.4 milionë apo 22.3 për qind më shumë krahasuar me periudhën e njëjtën një vit më parë.

"Shqipëria turistike numëron 6,3 milionë vizitorë në 7 muajt e këtij viti, ose 1,2 milionë më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar, kur numri i vizitorëve ishte 5,3 milionë. Kjo falë kushteve ideale natyrore që ofrohen, pamjeve kulturore dhe historike, të plotësuara nga infrastruktura e mirë rrugore, ambientet hoteliere, plazhet e rregulluara dhe sigurisht shërbimi cilësor”, shkruan Rama në Fejsbuk

Gjatë kësaj periudhe, ndër të tjera, Shqipërinë e kanë vizituar 638 mijë shtetas italianë, 208 mijë turq, 181 mijë britanikë, si dhe 13 mijë kinezë. mb/

 

 

Остани поврзан