Nesër apo të hënën do të kumtohen masat që do t'i ndërmarrë Qeveria për çmimet e larta të produkteve themelore ushqimore
- Nesër apo të hënën Minsitria e Ekonomisë do të kumtojë çfarë masa do të ndërmarrë Qeveria lidhur me shtrenjtimet e produkteve themelore ushqimore për të cilat qytetarët organizojnë bojkot të zinxhirëve të mëdhenj të marketeve.
Shkup, 6 shkurt 2025 (MIA) - Nesër apo të hënën Minsitria e Ekonomisë do të kumtojë çfarë masa do të ndërmarrë Qeveria lidhur me shtrenjtimet e produkteve themelore ushqimore për të cilat qytetarët organizojnë bojkot të zinxhirëve të mëdhenj të marketeve.
Siç kumtoi sot ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, të hënën do të mbahet edhe takim me përfaqësues të sindikatave, Organizatën e konsumatorëve, Entin shtetëror të statistikave, minsitritë e Financave dhe të Bujqësisë, si dhe përfaqësues të të gjitha institucioneve relevante rreth metodologjisë për përllogaritje të shportës konsumatore.
"Është legjitime të ketë bojkot të marketeve, e kuptoj organizimin e aktiviteteve të këtilla sepse subjekte të caktuara në mënyrë spekuluese tentojnë të gjenerojnë të ardhura të mëdha në kurriz të qytetarëve. Këtë nuk do ta pranojmë dhe ta toelrojmë. Do t'ju njoftojmë si do të veprojmë më tutje, jemi të gatshëm t'i ndërmarrim të gjitha masat që i kemi në dispozicion në mënyrë që t'i parandalojmë këto situata të pakëndshme", tha Durmishi në brifing me gazetarët.
Sipas tij, Inspektorati shtetëror i tregut (ISHT) deri në fund të javës duhet t'i përfundojë kontrollet gjashtëmujore me të cilat janë përfshirë distributorët, furnizotërë, prodhuesit dhe tregtarët.
"Rrjedhin kontrollet e distributorëve, furnitorëve, prodhuesve dhe tregtarëve. Mbikëqyrje po bëhet ndaj tërë procesit, po kontrollohet edhe sa është marzhi i lënë nga tregtarët për periudhë prej gjashtë muajve, nëse atje është prekur dhe në bazë të atij raporti nga Inspektorati, si Qeveri do të ndërmarrim masa adekuate", theksoi ministri, duke shtuar se edhe ISHT do të dalë në opinion me informata.
Lidhur me rrogën minimale, Durmishi përmendi se Qeveria e mbështetë harmonizimin e metodologjisë të nënshkruar nga të dyja palët, sindikatat dhe punëdhënësit.
"Nëse sindikatat dhe punëdhënësit harmonizohen për metodologji të re apo për disa kushte të reja, përllogaritje të reja, ne jemi këtu për t'i mbështetur", potencoi ministri. ab/
Фото/видео: МИА