• сабота, 08 февруари 2025

Në mëngjes kudo temperatura në minus, më ftohtë në Berovë -9

Në mëngjes kudo temperatura në minus, më ftohtë në Berovë -9

Shkup, 8 shkurt 2025 (MIA) – Më ftohtë sot në mëngjes është në Berovë me -9, në Kriva Pallankë janë matur -8, -7 në Hanet e Mavrovës dhe Kodër të Diellit, -6 në Krushevë dhe Manastir, -5 në Shkup, Shtip dhe Veles, -4 në Gjevgjeli, Kavadar, Tetovë, Prilep dhe Vinicë, ndërsa -3 në Strumicë dhe Ohër, njoftoi DPHM.

Në Kodër të Diellit ka shtresë të borës prej 30 centimetra, ndërsa në Hanet e Mavrovës 12.

Moti sot në mëngjes do të jetë i ftohtë me kushte për paraqitje të mjegullës nëpër disa lugina. Gjatë ditës mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare e ndryshueshme. Temperatura maksimale do të lëvizë në interval prej 4 deri 11 gradë.

Në Shkup në mëngjes me kushte për paraqitje të mjegullës, gjatë ditës me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e ndryshueshme. Temperatura maksimale do të arrijë deri 9 gradë. fc/

Fotografia: MIA

Тагови

Остани поврзан