• недела, 30 март 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Mickoski: Jovan Kostadinov, heroi që tregoi se çfarë do të thotë humanizëm

Mickoski: Jovan Kostadinov, heroi që tregoi se çfarë do të thotë humanizëm

Shkup, 26 mars 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot është takuar me të riun Jovan Kostadinov nga Vinica, i cili ka shpëtuar 21 persona nga zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan.

"Sot u takova me Jovan Kostadinovin, një të ri nga Vinica, i cili në momentin më të vështirë tregoi se çfarë do të thotë guxim, përgjegjësi dhe humanizëm. Jovan, vetëm 19 vjeç, hyri në objektin e djegur në Koçan dhe shpëtoi 21 jetë. Pa menduar, me gjakftohtësi dhe përkushtim të madh bëri diçka që pakkush do të guxonte ta bënte, ka shkruar Mickoski në Fejsbuk.

Jovani, siç thekson kryeministri, nuk është vetëm hero i kësaj tragjedie, ai është simbol i një brezi të ri që di të bëjë ndryshimin.

Kryeministri ndau informacionin se Jovanit do t'i jepet një bursë, në shenjë mirënjohjeje për guximin dhe humanizmin e tij.

"Alkaloid, si kompani me përgjegjësi shoqërore, mori këtë iniciativë dhe kështu tregoi se njeh dhe vlerëson shembuj të tillë të ndritshëm. Faleminderit të gjithëve që po ndihmojnë në këto momente të vështira për shtetin dhe popullin", thekson Mickoski. ls/

Foto: Fejsbuk i kryeministrit Hristijan Mickoski

 

 

Остани поврзан