Janevska: Pagat e prillit në arsim më të larta për 7 për qind
- Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, deklaroi sot se në muajin prill do të ketë rritje të pagave prej shtatë për qind në arsim dhe se kjo, përveç kuadrit mësimor, do të vlejë edhe për të gjithë të punësuarit në shkollat fillore dhe të mesme.

Shkup, 30 mars 2025 (MIA) - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, deklaroi sot se në muajin prill do të ketë rritje të pagave prej shtatë për qind në arsim dhe se kjo, përveç kuadrit mësimor, do të vlejë edhe për të gjithë të punësuarit në shkollat fillore dhe të mesme.
"Për fat të keq, në rrjetet sociale kanë dalë spekulime të shumta se diçka nuk shkon me rritjen e pagave. Kjo nuk është e vërtetë, me përgjegjësi pohoj se edhe këtë vit, sikurse edhe vitet e kaluara, mësimdhënësit do të marrin pagë më të lartë për 7 për qind në prill", tha ministrja Janevska, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit para mbajtjes së Forumit të tretë Ekonomik të Gruas në Shkup.
Ajo shtoi se rritja do të vlejë edhe për të gjithë punonjësit e tjerë të shkollave si në arsimin fillor ashtu edhe në atë të mesëm. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s