Memedi: Është rritur numri i fëmijëve me infeksione respiratore në Klinikën e Fëmijëve
- – Drejtori i Klinikës së Fëmijëve, Rexhep Memedi informon se në klinikën e tyre është rritur numri i pacientëve me infeksione të frymëmarrjes dhe të zorrëve.
Shkup, 9 janar 2025 (MIA) – Drejtori i Klinikës së Fëmijëve, Rexhep Memedi informon se në klinikën e tyre është rritur numri i pacientëve me infeksione të frymëmarrjes dhe të zorrëve.
“Në këtë pjesë të vitit dominojnë viruset sezonale të cilët janë gjithnjë e më të shpeshta. Dhe kjo është gati çdo vit në këtë pjesë të vitit. Kemi numër të rritur të pacientëve me simptome të frymëmarrjes dhe infeksione të zorrëve të cilat trajtohen në klinikën tonë dhe e marrin kujdesin e nevojshëm”, tha Memedi gjatë promovimit të sotëm të aparaturave në Klinikën e Fëmijëve.
Drejtori Memedi theksoi se punojnë me kapacitet të plotë dhe po bëjnë përpjekje që maksimalisht të bëjnë trijazhë të duhur dhe pacientët më të rëndë që t’i mbajnë në mjekim spitalor.
Edhe Instituti i Shëndetit Publik në raportin e tij për periudhën prej 30 dhjetor 2024 deri më 5 janar të këtij viti thekson se është rritur numri i të sëmurëve nga gripi. Nga gjithsej 331 të sëmurë, 101 janë fëmijë të moshës prej 5 deri 14 vjet të moshës prej 0 deri 4 vjet.
Në pyetjen e gazetarëve rreth përgatitjes së strategjisë për ndotjen e ajrit, ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari theksoi se Ministria më shumë i shqyrton çështjet në të cilat ndotja e ajrit i bën dëm shëndetit të pacientëve.
“Këtë e punojnë ekspertë. Megjithatë, në Ministrinë e Shëndetësisë kemi ekip i cili përgatit një gjë të tillë. Megjithatë kjo nuk është qëllim vetëm i Ministrisë. Ne e shqyrtojmë më shumë atë që ndotja e ajrit i bën dëm shëndetit të pacientëve”, tha Taravari. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s