• сабота, 08 февруари 2025

Mëngjesi i ftohtë, gjatë ditës deri 11 gradë

Mëngjesi i ftohtë, gjatë ditës deri 11 gradë

Shkup, 8 shkurt 2025 (MIA) – Mëngjesi është i ftohtë me kushte për paraqitje të mjegullës nëpër disa lugina. Gjatë ditës moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare. Temperatura minimale do të lëvizë prej -6 deri 1, ndërsa ajo maksimale prej 4 deri 11 gradë. 

Në Shkup në mëngjes do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës, ndërsa gjatë ditës do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë e ndryshueshme. Temperatura minimale do të bie deri 0, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 9 gradë.

Sipas DPHM, moti në ditët në vijim do të jetë i qëndrueshëm dhe i thatë, në shumë vende me temperatura negative të mëngjesit, ndërsa ato të ditës do të jenë në kufijtë e mesatares për këtë periudhë të vitit. Në mes të javës së ardhshme priten reshje lokale kryesisht të borës. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

Тагови

Остани поврзан