• понеделник, 19 август 2024

Kryeministri i Indisë Modi do ta vizitojë Ukrainën

Kryeministri i Indisë Modi do ta vizitojë Ukrainën

Nju Delhi, 19 gusht 2024 (MIA) - Kryeministri i Indisë Narendra Modi do ta vizitojë Ukrainën, kumtoi sot Ministria e Punëve të Jashtme të Indisë.

Kjo do të jetë vizita e parë e një lideri indian në Ukrainë pasi që forcat ruse pushtuan territorin ukrainas në vitin 2022. Një muaj më parë Modi u takua me presidentin rus Vlladimir Putin në Moskë.

Detajet e vizitës së Modit në Ukrainë do të publikohen më vonë gjatë ditës, kumtoi ministria e këtij vendi.

Vendet perëndimore vendosën sanksione ndaj Moskës për invazionin e Ukrainës në vitin 2022, por vendet si India dhe Kina vazhduan të tregtojnë me Rusinë.

India nuk e dënoi drejtpërdrejt Rusinë për veprimet e saj në Ukrainë dhe i kërkoi Moskës dhe Kievit të zgjidhin konfliktin midis tyre përmes dialogut dhe diplomacisë.

SHBA-ja ka shfaqur shqetësim për marrëdhëniet midis Indisë dhe Rusisë, veçanërisht për shkak përpjekjeve të Uashingtonit për të forcuar lidhjet me Nju Delhin si një kundërpeshë e mundshme ndaj ndikimit në rritje të Kinës.

Nju Delhi po thellon lidhjet me Perëndimin, ndërsa ndërkohë i ruan marrëdhëniet me Rusinë. rq/

Foto: EPA

Остани поврзан