Konferencë ndërkombëtare e Bankës Popullore: Kriza e inflacionit është tejkaluar me sukses
- Bankat qendrore në rajon kanë qenë jashtëzakonisht të suksesshme në përballimin e goditjeve në vitet e fundit, duke ulur inflacionin, pa shkaktuar rënien e ekonomive në recesion apo prishjen e stabilitetit financiar, ashtu siç ishte rasti në krizat e tjera inflacioniste gjatë historisë. Arsyeja e këtij suksesi është pavarësia dhe besueshmëria e bankave qendrore, por edhe kuadri i fortë rregullator i krijuar në vitet e kaluara, për shkak të cilit është ruajtur stabiliteti financiar. Në aspektin e zhvillimit ekonomik, u theksua rëndësia e tejkalimit e hendekut gjinor në përfshirjen financiare për të përshpejtuar rritjen.
Shkup, 3 tetor 2024 (MIA) - Bankat qendrore në rajon kanë qenë jashtëzakonisht të suksesshme në përballjen ndaj goditjeve në vitet e fundit, duke ulur inflacionin, pa shkaktuar rënien e ekonomive apo prishjen e stabilitetit financiar, siç ishte rasti në krizat e tjera inflacioniste gjatë historisë. Arsyeja e këtij suksesi është pavarësia dhe besueshmëria e bankave qendrore, por edhe kuadri i fortë rregullator i krijuar në vitet e kaluara, për shkak të cilit është ruajtur stabiliteti financiar. Në aspektin e zhvillimit ekonomik, u theksua rëndësia e tejkalimit e hendekut gjinor në përfshirjen financiare për të përshpejtuar rritjen.
Këto janë konkluzionet boshte të konferencës së 10-të ndërkombëtare të organizuar nga Banka Popullore dhe Komiteti i Transformimit të Breton Vuds (KTBV).
Në prezantimin e konkluzioneve të konferencës, zëvendësguvernatorja Ana Mitreska potencoi hulumtimin e Bankës Qendrore Evropiane që mbulon një periudhë prej 50 vite. Në të thekson se episodet e inflacionit të lartë të shoqëruar me goditje nga ana e ofertës çojnë drejt një shtrëngimi të rëndë të politikës monetare dhe përfundojnë me recesion dhe prishje të stabilitetit financiar.
"Megjithatë, duket se këtë herë historia nuk po përsëritet, edhe pse inflacioni vjen nga ana e ofertës, ndërsa reagimi i bankave qendrore ishte i shpejtë dhe i fuqishëm. Efektet negative munguan. Fuqitë dhe pavarësitë e Bankave qendrore ishin në gjendje që të përballen me krizën. Ndërkohë, me forcimin e kuadrit rregullator në vitet e fundit dhe me vigjilencën e vazhdueshme të supervizorëve dhe rregullatorëve, rezistenca e sistemit financiar ndaj goditjeve është rritur. Episodi i fundit inflacionist na tregon se investimet, pavarësia, përgjegjshmëria dhe transparenca janë thelbësore për tejkalimin efektiv të sfidave dhe arritjen e qëllimeve në një pasiguri të jashtëzakonshme", tha zëvendësguvernatorja.
Siç informon Banka Popullore, panel diskutimi i parë me temën "Ruajtja e besueshmërisë dhe pavarësisë së bankave qendrore" u drejtua nga drejtori i Institutit i Shoqatës së Vjenës, Erve Zholi, ndërsa mori pjesë guvernatori i Bankës Popullore Kroate, Boris Vujçiq, drejtori ekzekutiv i FMN-së, Pol Hilbers, zëvendësdrejtori i përgjithshëm për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Evropiane të BQE-së, Zhill Noble, si dhe profesori i së drejtës evropiane, Pol Dermin. Në këtë diskutim u theksua rëndësia e pavarësisë së bankave qendrore për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve si dhe nevoja për një rritje të vazhdueshme të transparencës dhe llogaridhënies së bankave qendrore në kushtet e shtrëngimit të politikës monetare në përgjigje të inflacionit.
Në panel diskutimin e dytë diskutoi perspektivat e mandateve të bankës qendrore. Panel-diskutimi u drejtua nga Piroshka Nagji Mohashi nga shkolla e Ekonomisë dhe Shkencave Politike në Londër, ndërsa mori pjesë dhe kryetari i rregullatori i Bankës rregullatore evropiane, Hose Manuel Kampa, drejtor global i Financave, konkurrueshmërisë dhe inovacionit të Bankës Botërore, Zhan Pesme, guvernatori i Bankës së Sllovenisë, Boshtjan Vasle, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe drejtori i institucioneve financiare në BERZH, Fransis Malizh. Në diskutim u theksua se kompetencat e bankave qendrore po zgjerohen me rreziqet klimatike dhe rreziqet e gjeofragmentimit, digjitalizimit, edukimit financiar dhe përfshirjes, por se këto detyra të reja të bankave qendrore janë krahas përmbushjes së detyrimeve të qëllimit të tyre bazë - çmimi dhe stabiliteti financiar. rq/
Foto: Banka Popullore