• вторник, 12 ноември 2024

Aktivitete intensive per ndërtimin e TS Ohër 400/110 kV

Aktivitete intensive per ndërtimin e TS Ohër 400/110 kV

Shkup, 9 nëntor 2024 (MIA) - Aktivitete intensive ndërtimore po kryhen në kantierin pranë fshatit Mesheishtë, ku po ndërtohet trafostacioni i ri 400/110 kV Ohër. Kushtet e qëndrueshme të motit lejojnë kompaninë kontraktore të punojë sipas planit dinamik të paraparë, informojnë sot nga MEPSO.

Në një sipërfaqe prej 80.000 metrash katrorë po ndërtohen mure mbështetëse dhe skarpate, po ndërtohet godina komanduese e stacionit, po punohet në realizimin e themeleve për vendosjen e bartësve të pajisjeve të çelikut në impiantin 400 kV.

"Anëtarët e Këshillit Drejtues të kryesuar nga drejtori gjeneral Burim Latifi theksuan rëndësinë e këtij projekti kapital infrastrukturor si për shtetin ashtu edhe për rajonin sepse duke investuar në rrjetin e transmetimit ndërtojmë marrëdhënie të mira fqinjësore, lidhje për një prosperitet më të madh ekonomik dhe një standard më të lartë për qytetarët. Me këtë Projekt rrumbullaksohet lidhja elektroenergjetike me të gjithë fqinjët tanë, mundësohet siguria më e madhe, stabiliteti dhe besueshmëria më e madhe e sistemit tonë elektroenergjetik, por edhe përfshirje të të gjitha nismave rajonale të shkëmbimit të energjisë si dhe pjesëmarrje në tregjet e balancës dhe shërbimeve të sistemit", thonë nga MEPSO.

Sipas kompanisë, projekti i ndërlidhjes me Republikën e Shqipërisë dhe investimi më i madh në rrjetin elektrotransmetues përfshin dy komponentë, përkatësisht largpërçuesin 400 kV TS Manastir 2 - kufiri me Shqipërinë dhe ndërtimin e TS Ohër i cili do të ketë hyrje dhe dalje 400 kV, dhe tre dalje 110 kV tension, drejt Ohërit , Strugës dhe Resnjës. sa/

foto: MEPSO

Остани поврзан